Era Istrefi e pranishme në stadiumin e Napolit, ku aktivizohet Amir Rrahmani
Këngëtarja Era Istrefi ka qenë e pranishme në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ për ta përcjellë derbin ndërmjet Napolit dhe Interit.Bukuroshja ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga tribunat në ndeshjen, ku nga minuta e parë u aktivizua mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.Tutje, autorja e hitit “Bebe” ka publikuar në InstaStory video edhe nga pushimet e saja në ishullin Capri që ndodhet në Gjirin e Napolit dhe nuk kanë munguar pozat me bikini.
(Foto: Screenshot/InstaStory/eraistrefi)
Kujtojmë që Rrahmani ka qenë ndër futbollistët kryesorë të Partenopei në fitimin e Scudettos, ndërsa lojtari dhe Era ndiqen në Instagram.