Pse e qeshura është ‘ilaç’ për shpirtin dhe sa i ndihmon trupit të njeriut!
E qeshura është një reagim emocional, shkaktuar nga një përvojë komike ose nga ndjenja të forta gëzimi, kënaqësie, mirëqenieje ose argëtimi, të cilat përfshijnë të gjithë trupin.Është një shpërthim i lumturisë, argëtimit dhe gëzimit, psikika nuk është në gjendje ta përmbajë dhe që, si një orgazmë, shpërndahet në të gjithë trupin. Siç e dinin të lashtët dhe siç e kanë vërtetuar studimet mjekësore të viteve të fundit, e qeshura është e mirë: përmirëson cilësinë e marrëdhënieve, redukton stresin e përditshëm dhe e mbush jetën me humor, shkujdesje dhe entuziazëm.I BËN MIRË TRUPIT DHE MENDJESShumë studime kanë konfirmuar se e qeshura është shumë e rëndësishme për mirëqenien dhe për shëndetin e psikikës dhe trupit. Përmirëson dhe rregullon frymëmarrjen dhe oksigjenimin e gjakut, redu...