Saturday, June 3

Blog

Polonia duhet të kthejë territorin që ka marrë pas vitit 1945, thotë kreu i Dumës
GLOBAL

Polonia duhet të kthejë territorin që ka marrë pas vitit 1945, thotë kreu i Dumës

Kryetari i dhomës së ulët të Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, propozoi një sërë masash që Rusia duhet të përdorë kundër Polonisë, të cilat përfshijnë edhe ndalimin e kalimit të kamionëve polakë përmes Rusisë.Ligjvënësi më i lartë rus bëri thirrje për ndalimin e kalimit të kamionëve polakë përmes territorit rus dhe që Polonia të kompensojë financiarisht Moskën për atë që ai tha se ishte rindërtimi sovjetik i vendit të Evropës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore, raporton reuters.Në një deklaratë, Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit, tha se Polonia duhet të ndëshkohet sepse “tradhtoi kujtesën historike” të çlirimit të vendit nga Gjermania naziste nga Bashkimi Sovjetik dhe se është duke vepruar kundër Moskës me një sërë sulmesh armiqësore. ...
Në Moldavi, mijëra qytetarë në tubim pro-evropian
GLOBAL

Në Moldavi, mijëra qytetarë në tubim pro-evropian

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, më 21 maj, në shenjë mbështetje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian (BE), ndërkohë që qeveria pro-evropiane e vendit vazhdon të luftojë rrymat politike nga Rusia.Policia vlerësoi se janë mbledhur rreth 75 mijë njerëz, shkruan redaksia e Radios Evropa e Lirë në gjuhën angleze.Tubimi, në të cilin është paraqitur edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është organizuar pak ditë para takimit të komunitetit politik evropian.Takimi do të mbahet më 1 qershor dhe pritet që presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, të marrë premtimin se vendi i saj, së shpejti, do të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Samiti do të jetë takimi i parë i grupit prej 44 anëta...
Njeriu që mund të jetë përcaktues për fituesin do të mbështesë Erdoganin në raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi?
GLOBAL

Njeriu që mund të jetë përcaktues për fituesin do të mbështesë Erdoganin në raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi?

Duke tërhequr vëmendjen me 5.17 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidati i Aleancës Ata, Sinan Ogan, pritet të shpallë palën që do të mbështesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.Dhe sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, është gazetari i Hürriyet, Abdulkadir Selvi, i cili njihet për afërsinë e tij me qeverinë, që ka ndarë informacionin mori mbi këtë temë.Sinan Ogan, kandidati i Aleancës ATA, i cili u eliminua në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, do të shpallë qëndrimin e tij për raundin e dytë në një konferencë për shtyp në orën 17.00.Mendohet se votuesit që votuan për Sinan Ogan mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, pasi ai mori më shumë se 5 për qind të votave në raundin e parë.dërkohë duke bërë një dek...
Kinezi konsumoi para kamerës sasi shumë të madhe alkooli, ishte e fundit – u gjet i vdekur pas transmetimit të drejtpërdrejtë
GLOBAL

Kinezi konsumoi para kamerës sasi shumë të madhe alkooli, ishte e fundit – u gjet i vdekur pas transmetimit të drejtpërdrejtë

“Livestreamer” kinez ka vdekur menjëherë pasi u pa duke pirë sasi të mëdha alkooli në Doujin, një aplikacion kinez i ngjashëm me TikTok, raportoi BBC.Një përdorues i quajtur “Vëllai i 3000” ka pirë të paktën shtatë shishe pije alkoolike kineze baijiu gjatë transmetimit direkt në kanalin e tij, transmeton Telegrafi.Ai u gjet i vdekur 12 orë më vonë, pas transmetimit të drejtpërdrejtë, raportojnë mediat kineze.Vdekja e tij nxiti thirrje për një mbikëqyrje më të fortë të qeverisë mbi industrinë në rritje të transmetimit të drejtpërdrejtë.Ëang (34) është i njohur për pirjen e pijeve alkoolike kineze gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, dhe baijiu përmban deri në 60 për qind alkool.Rrjeti Doujin ka ndaluar tashmë pirjen gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, me gjoba që...
Gazpromi rus investon 60 milionë euro në projektet e Qeverisë së Serbisë
GLOBAL

Gazpromi rus investon 60 milionë euro në projektet e Qeverisë së Serbisë

Bordi i Drejtorëve të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) njofton se ka ndarë 60 milionë euro për projektet e Qeverisë serbe.Kompania ruso-serbe, në të cilën Gazprom Neft është aksionari kryesor, mbështet nisma të tilla. NIS prej shumë vitesh është partneri kryesor i klubit të futbollit Partizani.Sipas të dhënave nga të Regjistrit të Letrave me Vlerë, Gazprom është i treti në listën e aksionarëve për nga numri i aksioneve në NIS.Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se rusët kanë ende kontroll mbi kompaninë NIS me 56.15 për qind pronësi, ndërsa Serbia ka 29.87 për qind. Në Serbi operon edhe kompania ruse e naftës Lukoil, e cila është gjithashtu nën kufizime ekonomike.Sipas marrëveshjes së arritur në fund të vitit 2008, pala ruse, me 400 milionë e...
Blini veshje moderne botërore, fillon me shitje online “City Fashion”
FASHION

Blini veshje moderne botërore, fillon me shitje online “City Fashion”

shitorja e njohur multibrend, në të cilën bashkohen brendet atraktive të modës – Karl Lagerfeld, Emporio Armani, Armani Exchange, Michael Kors, Furla, Versace Jeans COUTURE, Hogan, Joop, Fracomina, Fratelli Rossetti – duke ndjekur trendet botërore të blerjes së prodhimeve luksoze, në kohë të pandemisë, bëhet më e qasshme për blerësit e tyre.Në faqen e re web-shop do të gjeni të gjitha pjesët moderne, që janë edhe në qendrat e shitjes.Bëhet fjalë për zgjedhje të mëdha të veshjes, çantave dhe kuletave, si dhe këpucë dhe atlete për meshkuj dhe femra.Me City Fashion Web-shop, krijuesit e mëdhenj botërore janë një klik larg jush, ndërsa blerjen tani mund ta bëni në çdo moment dhe nuk duhet të kaloni distancë të mëdha.
Rita Ora mori vëmendje me paraqitjen atraktive në British Fashion Awards 2019
FASHION

Rita Ora mori vëmendje me paraqitjen atraktive në British Fashion Awards 2019

Ajo arrin të marrë vëmendjen e të pranishmëve pothuajse në çdo eveniment.ReklamaDhe Rita Ora ishte përsëri të hënën në mbrëmje kur ajo goditi ‘Royal Albert Hall’ në Londër për British Fashion Awards 2019.Këngëtarja u kthye në ceremoninë e shkëlqimit në një fustan të rrumbullakët bardh e zi dhe me një grim dramatik blu. Rita Ora e mahnitshme në British Fashion Awards 2019 (Foto: Getty Images/Guliver) Veshja e saj ishte përputhur me tapetin e kuq, ndërsa fustanin e shoqëroi me një varëse të njëjtë në qafë, duke e bërë atë të duket edhe më e veçantë.Ajo zgjodhi taka të bardha, por vëmendje të madhe rrëmbeu grimi i saj blu, i cili ishte më ndryshe ngaqë jemi mësuar, edhe pse ylli shqiptar sjell gjithnjë risi në paraqitjet e saj. Rita Ora e mahnitshme në British Fashi...
Atika Ameti, 13 vjeçarja që ishte pjesë e “Skopje Fashion Weekend” me kreacionin e saj të parë
FASHION

Atika Ameti, 13 vjeçarja që ishte pjesë e “Skopje Fashion Weekend” me kreacionin e saj të parë

Dashuria dhe pasioni i saj për modën u kthye në një kreacion nga ajo, që u zgjodh të prezentohet në sfilatën e grupit të Izet Currit në Skopje Fashion Weekend. Ajo që veçohet më shumë është mosha e saj shumë e re për të arritur të krijoj një model të sajin në mesin e një koleksioni stilesh.Ajo është 13 vjeçarja, Atika Ameti e cila përveç shkollimit të saj, vazhdon të ndjek traditën familjare të kësaj sfere. E intervistuar nga Telegrafi Maqedoni, Atika tregoi shumë rreth vetes dhe planeve të saj për të ardhmen në sferën e modës.Mes tjerash ajo foli edhe për mesazhet dhe përkrahjen nga njerëzit për kreacionin e saj të parë, si dhe për vështirësitë në realizimin e gjithë kësaj. Për më shumë ju ftojmë të lexoni intervistën në vazhdim.Reklama   Kus...
MINNA FASHION me showroom të ri për fustane, kostume dhe aksesorë të ndryshëm!
FASHION

MINNA FASHION me showroom të ri për fustane, kostume dhe aksesorë të ndryshëm!

Të dukesh bukur, përveç që është e rëndësishme dhe të jep një konfidencë gjithashtu reflekton edhe në brendësi. Përzgjedhja e fustanit duhet të bëhet në përputhje me personalitetin, karakterin dhe stilin tuaj dhe këtë mund ta realizoni tek MINNA Fashion.MINNA tashmë një brend i përmasave botërore me eksport në mbi 50 shtete të ndryshme, ju fton ta vizitoni në lokacionin e ri në Çagllavicë, Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km 5, më saktësisht në showroom e ri ekskluziv, me një ambient komod dhe shumë të veçantë, ku përzgjedhja e veshjes bëhet edhe më e lehtë. Showroom-i ekskluziv dhe me i riu në rajon qe u inaugurua me një hapje madhështore me miq të ftuar e shumë bashkëpunëtorë.Çdo grua mund të bëjë përzgjedhjen në bazë të preferencave dhe shijeve të saj, nën përkujdesjen e stilist...
Dizajni dhe kreativiteti në Blini Fashion House – Ndjeni magjinë e modës
FASHION

Dizajni dhe kreativiteti në Blini Fashion House – Ndjeni magjinë e modës

Kur bëhet fjalë për fustanin më të rëndësishëm të jetës suaj, nuk ka vend për kompromise. Tek Blini Fashion House, janë pasioni dhe vizioni i tyre ndërtuar ndër vite që të ndihmojmë në gjetjen dhe krijimin e fustanit më të përsosur për ju. Këtu janë disa nga arsyet pse Blini Fashion House duhet të jetë destinacioni juaj i preferuar për fustanin e ëndrrave tuaja. Eksperienca dhe traditaBlini Fashion House është një emër që konsiderohet si sinonim i modës së lartë. Me një histori më shumë se 30 vjet, Blini Fashion House ka prodhuar fustane të cilat kanë arritur nivele të larta të cilësisë dhe inovacionit. Eksperienca e tyre në industrinë e modës ka bërë që të kuptojnë nevojat dhe preferencat e klientëve të tyre dhe të krijojnë fustane të përsosura për secilën prej tyre. ...