Saturday, June 3

Stresi sqaron se në çfarë raporti është me Keisin

I ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” të Top Channel, reperi nuk ka mundur t’u shmanget pyetjeve në lidhje Keisin.

“Në radhë të parë është një vajzë e mrekullueshme… Nuk kam se si ta mohoj dhe të them se është një vajzë shumë e mrekullueshme, një vajzë shumë e mirë. Raporti mes nesh, le të themi, ka marrë fund, por respektohemi shumë familjarisht. Dy familjet kemi kontakt shumë të mirë. Edhe aty ka ngelur domethënë, kupton. ”, ka deklaruar Arkimed Lushaj.

(Foto: Arkiv/Instagram)

Ai ka thënë se nuk është takuar me Keisin pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Kosova’: “Jo, kemi folur, mbaj mend, natën finale”.