
Pas hapjes së Zarfit të Zi, i cili dërgoi në nominim Armaldon, Kristin dhe Luizin, ky i fundit u shpreh se ai e kishte organizuar enkas një gjë të tillë. Këtë strategji e kanë diskutuar me njëri- tjetrin Qetësori dhe Olta.
Olta i tha Qetësorit që Luizi imiton fituesin e Big Brother-it Kanadez, e thënë kjo nga vetë Luizi.
Ajo u shpreh se para se të hyjë nuk ka parë asnjë Big Brother të mëparshëm. Sipas saj është më e rëndësishme të jesh vetvetja.
Por Qetsori është shprehur se të suksesshmit kanë parime dhe skema të nevojshme për këtë lojë.
Leave a Reply