“Donte të më ‘digjte’ nga loja”- Qetsori i rrëfen Luizit skemën e Oltës… ??

Qetsori, Luizi dhe Armaldo kanë diskutuar së bashku mëngjesin e sotëm për Oltën. Qetsori është shprehur se Olta donte ta ‘digjte’ nga loja duke u futur bashkë me të në tualet, njejtë si ‘kurthi’ që Luizi i bëri Kristit dhe Armaldos dhe se që nga ky moment ai dyshon te ajo.

Ai shtoi se nuk i ka lënë asnjë përshtypje që e kuptoi këtë gjë. Qetsori ka thënë që nuk e ka ndihmuar atë në lojë, thjesht i ka lënë më shumë kohë që ajo të gabojë akoma më rëndë. Në një bisedë me Luizin dhe Armaldon, Qetsori ka thënë se Olta ka menduar që ai është i manipulueshëm dhe se i ka folur me shenja.

Ai shtoi se i ka lënë asaj të mendojë që e ka joshur dhe se ajo ka bërë disa gabime kundrejt tij. Qetsori: Nuk i jam afruar me strategji, thjesht për ti ndenjur afër, për ti dhënë një forcë shpirtërore, por jo të më ngatërroj mua me ndonjë që njeh. Ajo më ngatërroi disa herë me ndonjë që ajo njeh, e do qesharak muhabetin, ta marrë si të dojë. Kjo gjë do ta penalizojë me mua në vazhdim.

Luizi: Me gjithë atë vrull që i’u afrua Qetsorit, hashiqare thashë kjo është nisur me idenë ta afrojë pastaj ta djegë. Qetsori: Jo për të më përdorur, të më djegë. E ka dashur këtë që në momentin e parë eshte shprehur Qetsori ne lidhje me raportin e tij me Olten.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*