
Luiz Ejlli, që në fillim të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, është shprehur se do ta fitojë ai dhe se do t’i përcjellë banorët me radhë për në shtëpi.
Por, në dy diskutime që ka bërë së fundmi, këngëtari i njohur ka thënë të kundërtën: që është i bindur që nuk do ta fitojë “Big Brother”-in.
Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha:
“Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabim timin, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë”.
Leave a Reply