
Fjolla Morina ka tronditur rrjetin pak ditë më parë me deklaratat e saj shokuese. Këngëtarja akuzoi ish-partnerin e saj Fisnik Sylën për kërcënime ndaj saj dhe vajzës, për mashtrime dhe hakmarrje. Ndër të tjera ajo kërkoi ndihmë publikisht edhe ndaj autoriteteve përkatëse.
Sot Fisnik Syla në një lidhje live në emisionin “Shqipëria Live” ka komentuar deklaratat tronditëse të Fjollës. Ai i konsideron gënjeshtra deklaratat e saj, të cilat i quan shfaqje teatrale tragjikomike me regji të dobët.
Shfaqje teatrale tragjikomike me një regji të dobët, nëse e vini re paraqitjen para dy ditëve në rrjete sociale në Instagram kur e nisi rrëfimin me muzikë dhe përfundoi duke qarë që gjoja jeta e vajzës së saj është në rrezik. Ajo është skenariste, regjisore dhe aktore vetë. Si mundesh me fut me zor armën kur kanë qenë 30 policë, kur ka kamera dhe është nën mbikëqyrje. Unë nuk e dija që Fjolla kishte armë me vete, është gjetur nga policia, e ka pranu fajin e vet, unë kam dalë i pafajshëm. E kemi bo aty martesën në Maldives, i ka hedhur me dëshirë ato foto, video. Nuk përputhet çfarë ka thënë në rrjete sociale dhe tek emisioni juaj. Ajo ka thënë se e kam marrë me dhunë në Kosovë dhe Maldives, është shumë qesharake dhe përralla për fëmijë, shpif pa asnjë bazë dhe jo vetëm mua por edhe me të tjerë”, është shprehur Fisniku
Leave a Reply