
Jori Delli duket se ka fituar zemrën e publikut që tani pasi duket shumë pozitiv. Madje fansat e Luiz Ejllit mendojnë se ata mund të shkojnë si çift, duke qenë se modelja ka qëndruar shumë pranë këngëtarit sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, të cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, fansat duan ta shikojnë atë në një romancë me Jorin. Por, influenceri i rrjeteve sociale Andrea, i cili shpesh herë ka publikuar të pa thëna nga BBVA, ka habitur me një storje të shpërndarë edhe kësaj radhe.
Në storjen ku ai ka hapur që t’i bëjnë pyetje lidhur me hyrjet e reja në BBVA, dikush ka pyetur se a është e vërtetë që Jori është ish e dashura e Luizit? Gjë që ka ngritur dyshime pas afërisë së madhe që dyshja kanë krijuar me njëri tjetrin. Por përgjigjja e Andreas ishte se nuk e di se as kush është Jori.
Leave a Reply