
Arbri ka komentuar sonte sjelljen e Kiarës ndaj Luizit, i cili pak ditë më parë ndihej keq dhe ajo nuk i qëndroi afër. Opinionisti u shpreh se nuk e justifikon sot sjelljen e Kiarës dhe e quajti sjelljen e saj arrogante.
Arbri i kthehet ashpër Kiarës: U kujtove ti pas 70 ditësh të
Arbri: Nuk gjej arsye për të justifikuar sjelljen e Kiarës. Ajo që bëri Olta quhet përkujdesje. A ka qenë Olta fallco këtë nuk e di sepse nuk jam në zemrën e saj, por nga krahu tjetër nuk e justifikoj dot fare sjelljen e Kiarës sesi mund të jetë aq indiferente ndaj atij njeriu që e ka të dashur, aq më tepër ka obligim në
një marrëdhënie. Faktikisht nuk është hera e parë që e shoh Kiarën indiferente. Ndoshta e ka dhe në tip, por unë nuk e justifikoj dot faktin që i the: Hë se s’të dhemb dhe aq shumë koka ty. Nuk duhet të të shqetësoj me shumë fakti që Olta po luan, por të shqetësohesh për një njeri që i thua të dua dhe i dhemb koka.Kiara: Më vjen keq që Luizi i la hapësirë Oltës të komentonte për këtë gjë… Del keq Luizi, merr ajo merita në fund të ditës sepse këtu jemi në lojë Arbër nuk duhet ta harrojmë në asnjë moment.
Leave a Reply