
Luizi dhe Kiara kanë debatuar për shkak të disa mesazheve që ju kanë ardhur nga jashtë, kur Luizi ishte sëmurë dhe Kiara nuk e ndalte të qeshmen.Luizi nuk është ndjerë mirë dje pasi ka patur dhimbje koke. Këngëtari u mërzit sepse Kiara nuk i shkoi pranë që ta pyeste nëse kishte nevoëj për ndihmë.
Teksa ai po fliste seriozisht, moderatorja vijonte të qeshte, çka e mërziti dhe më tepër Luizin, i cili i i tha: “Prapë po zgërdhihesh, si shpjegohet?”.
Ndërkohë në bisedë u përfshi dhe Olta, e cila i doli në krah Luizit, duke i thënë Kiarës që të tregohet më e kujdesshme në raport me këngëtarin.
Pjesë nga biseda: Luizi: Është hera e dytë që po më habit. Dea: Tani ajo po të thotë që nuk di të përkëdhelë. Luizi: Si mund të jetë njeriu kështu? Nuk jam mësuar të më përkëdhelin se gjithmonë i kam bërë vetë gjërat, por nuk i marr vesh këto të zgërdhirat
(Kiara qesh sërish) Luizi: Edhe vazhdon. Kiara: Po kur më sheh kështu… Luizi: As nuk po të shoh fare. (Kiara qesh sërish) Luizi: Prapë po zgërdhihesh, si shpjegohet?
Leave a Reply