Qetsori e tepron keq me Luizin : Nuk ke arritur asgjë në 37 vjet që ke, Luizi i kthehet ashpër…

Që prej hyrjes së tij në “Big Brother Vip”, Qetsor Ferunaj ka patur përplasjet e tij me Luiz Ejllin dhe me sa duket situata mes tyre do të vijojë të jetë e tensionuar. Ata kanë debatuar përsëri sot.

Ndersa në diskutim është përfshirë edhe emri i Kiarës. Banorët po diskutonin sot në oborr në lidhje me noniminimet e mbrëmjes së djeshme, ku 7 banorë dolën në televotim:Qetsori, Armaldo, Fotini, Antoneta, Dea Mishel, Nita dhe Sabiani.

Diskutimi i hapur nga Olta, e cila e cilësoi Qetsorin si “lojtar të fortë”, u pasua me një debat mes Luizit dhe ish-banori të “BB2”. Qetsori e quajti Luizin “të përkëdhelur”, ndërsa shtoi se ai nuk ka arritur asgjë vetë në 37 vjet, po është mbështetur nga “shoqëria.”

Në fund ai i përmendi Luizit edhe Kiarën, duke i thënë që ta pyesë e të marrë informacione nga partnerja e tij për të. Kujtojmë se vetë Kiara ka shprehur më herët se njihet me Qetsorin nga jashtë, pasi ka punuar me të.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*