POSTED INAKTUALITET, BBVIP Çmimi i madh ka rënë në 48 mijë euro, Vëllai i Madh ka një lajm për banorët (VIDEO)

Pak para se të përfundonte spektakli i së shtunës së “Big Brother VIP2”, Arbana Osmani u tha banorëve që do të realizojnë provën siameze. Fillimisht atyre u tha se çifti që do fitonte, do të kishte një avantazh në lojë.

Por kur banorët u ndanë në çifte në mënyrë rastësore, u duk se ato nuk ishin dhe aq shumë dakord me këtë avantazh. Për këtë arsye Vëllai i Madh mori një tjetër vendim, duke u thënë se nëse do e çonin deri në fund këtë sfidë, do i shtohej 20 mijë euro çmimit të madh.

Madje moderatorja e dashur për publikun u komunikoi banorëve se çmimi i madh prej 100 mijë euro kishte rënë në 48 mijë euro. Arbana u tha gjithashtu banorëve se do të qëndronin ashtu deri të martën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*