Nëna e Luizit dërgon mesazh në ‘BBV’ për këngëtarin dhe komplimenton Oltën, ndërsa për Kiarën ka dy fjalë…

Banorët e “Big Brother Vip” patën mundësinë ditën e sotme që të shikonin disa mesazhe të fansave të tyre jashtë, nëpërmjet platformës “Big Love.” Kjo e fundit është krijuar disa javë më parë dhe banorët herë pas here kanë lexuar mesazhet që fansat e tyre iu kanë dërguar.

Gjatë ditës së sotme, Luizi mori një mesazh nga një person i shtrenjtë, pikërisht nëna e tij. Luizi, së bashku me banorët e tjerë, lexuan përshëndetjen e nënës së këngëtarit, e cila kishte përmendur në veçanti faktin që Luizi dhe Olta u bënë “bashkë” në lojën “siameze”, ndërsa nuk kishte shkruar asgjë për Kiarën.

“Përshëndetje çapaçulat e nënës, jeni shumë të mirë, Zoti ju rujt’ të gjithëve dhe Zoti është i madh që bëri bashkë Oltën dhe Luizin në një bluzë. Më keni kënaqur. Nëna e Luizit nga New York”– thuhej në mesazhin, i cili e bëri shumë të lumtur Luizin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*