‘Maestro’ Dhe Dea Shkelin Rregullin Kryesor Në BBV, A Do Përjashtohen Tani?

Dhe aleanca e parë në ‘Big Brother VIP Albania’ sapo u krijua. Sot, Armaldo dhe Dea i dhanë premtimin njëri-tjetrit se do të jenë aleatë në lojë.

Gjatë një bisede të zhvilluar në kuzhinë, dyshja la të kuptohej se sinjalet i kanë marrë me kohë. Duke e bërë bisedën e hapur, Dea u shpreh se sinjalin për të bashkëpunuar në lojë ia ka dhënë që në momentin kur e shpëtoi nga nominimi.

Diskutimi:Armaldo: Nuk po flasim për nominime po për qëndrime, për idera për mënyrën e lojës. Dea mua nuk më intereson ti në këtë fazë loje.

Për mua nuk ka rëndësi se kush është finalist nga ne të dy, se ne e kemi marrë, atë që kemi dashur. Qëllimi është që të shkojmë në finale, të paktën unë, të shkojmë ne që kemi qënë që nga dita e parë.

Dea: Unë kam frikë nga ty, se sa herë ke bërë këtë diskutim me njeri, ke ndërruar mendje. Apo jo?Armaldo: Më duket sikur këtë buzëqeshje po ma bën me mosbesim.Dea: Unë ta kam dhënë sinjalin, që kur të shpëtova te zinxhiri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*