
Miqtë e Luiz Ejllit kanë zbuluar diçka më shumë për jetën jashtë të banorit të ‘Big Brother VIP Albania’. Sot në “Ftesë në 5” Joni dhe Mario, të cilët surprizuan Luizin në spektaklin e kaluar, e përshkruajnë këngëtarin si një djalë energjik dhe plot humor.
Të pyetur për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë, Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje. Mario tregoi se historia që u tregua nga miku i tij mund të jetë bërë për shkak të presionit të madh, ndërsa Joni nënvizoi faktin e javët e para për Luizin nuk ishin aspak të lehta.
Leave a Reply