
Ermiona ka treguar për vështirësitë që ka kaluar gjatë shtatzanisë, periudhë kjo të cilën e ka kaluar vetëm pjesën më të madhe të kohës.
“Unë e kam kaluar shtatzaninë në Amerikë dhe Elisa ka lindur në Los Angeles, ishte momenti më kulminant i imi, do e përsërisja 100 milion herë të tjera sepse vajza ime nuk është vetëm dashuri pa kushte por është edhe mësuesja ime për shumë gjëra më ka bërë të përgjegjshme në jetë. E përjetova shtatzaninë pa prindërit e mia afër por kisha njerëz të mirë që më ndenjën afër në ato moment dhe Amerika të jep mundësi që ta përballosh, nuk ishte aq e frikshme sa e mendova. Ishte një eksperiencë që më dha pjekuri në një moshë të vogël. Ishte edhe babai i Elisës por ai punonte në një vend shumë larg dhe Elisës iu përkushtova unë 80%”, ka treguar Ermiona.
Më tej ajo shtoi se ky stil jetese ndikoi që ajo të mod jetonte dot në kolektiv e të largohej nga shtëpia e BBVA.
“Unë kam zgjedhur të jetoj vetëm dhe më pëlqen qetësia ime, mbase kjo ishte arsyeja pse u largova nga “Big Brother” se mbase nuk kisha ndonjë kimi të fortë me personat që ishin brenda”, përfundoi ajo.
Kujtojmë që Ermiona u skualifikua nga gara për shkak të dhunës verbale të përdorur. Por, 1 ditë para se kjo të ndodhte, ish-banorja ishte shprehur se donte të largohej por ishte Luizi ai që e bëri të ndryshonte mendje.
Leave a Reply