
Megjithëse Luizi ka shprehur më herët se nuk i interesojnë rrjetet social dhe se “shpreson” që të ketë arritur disa ndjekës, fansat u siguruan sot që ai të jetë në dijeni të popullaritetit të madh që ka fituar.
Në shtëpinë e “Big Brother” mbërriti një dron për Luizin, në të cilin ishin shkruar numri i ndjekësve të tij në Instagram dhe numri i klikime për emrin e tij TikTok.
Droni erdhi teksa ai po qëndronte në oborr bashkë me Kiarën dhe Visin, me të cilët ndau emocionet e tij pasi mori këtë informacion.
Por reagimet e Kiarës gjatë bisedës, nuk i kanë pëlqyer ndjekësve, të cilët ishin të shpejtë për të lënë mendimet e tyre përmes komenteve në rrjetet sociale. Ndërsa Luizi po fliste plot entuziazëm në lidhje me dronin, Kiara iu drejtua: “Boll tani, boll pra. Me këmbë në tokë. Mos fluturo.”
Përgjigja e Luizit për moderatoren ishte: “Ky është droni më i bukur në jetë, po 6 miliardë, tani “kapem” edhe me Elon Musk. Më lër ta shijoj dreqi e mori, se nuk kam me kë flas, juve ju kam këtu.”
Leave a Reply