A e meritoi apo jo Marash Kumbulla kartonin e kuq ndaj Sassuolos – gjyqtari italian analizon situatën

Incidenti i irritoi shumë mbështetës të Giallorossëve, të cilët theksuan se anësori i Sassuolos në dukje kishte goditur Kumbullën në ndërtim të aksionit.

Gjyqtari Luca Marelli shpjegoi për DAZN se përse Kumbulla u përjashtua dhe pse Sassuolo iu dha një penallti si pasojë e incidentit.

“Është shembulli klasik i sjelljes së dhunshme. Ishte një goditje ndaj një kundërshtari me topin në lojë, kështu që nëse topi është ende në lojë, atëherë mund të ketë masa teknike dhe disiplinore”, deklaroi ai.“Topi ishte në krahët e Rui Patricios, por arbitri nuk kishte vërshëllyer për të ndaluar lojën. Prandaj, VAR e thirri atë për rishikimin në fushë, pasi goditja ishte shumë, shumë e dukshme”.

Goditja naive nga Kumbulla do ta bëjë atë të humbasë Derby della Capitale dhe nuk do të ketë bërë asgjë për ta bindur Mourinhon që t’i japë më shumë minuta në fushë. /Telegrafi/…..

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*