
Rubrika “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nuk solli vetëm një konflikt mes shoqesh, por edhe historinë e rrallë të Faries. Ajo ka qenë e martuar me një shqiptar i cili kishte emigruar në Australi prej viteve ’50 dhe më pas u kthye në atdhe.
Faria jetonte në shtëpinë e xhaxhait, i cili e kishte birësuar sepse s’kishte fëmijë dhe njëkohësisht edhe tek prindërit biologjikë. Ajo refuzonte të martohej për mos të lënë vetëm familjen që e kishte rritur. Kur u martua me bashkëshortin, ajo ishte 50 vjeçe dhe ende nuk kishte pasur asnjë histori dashurie.Farie: Pas 6-7 vjetësh erdhi zotëria prej Australie, erdhi në Bulqizë.
Ardit Gjebrea: Po ndonjë histori dashurie ke patur?
Farie: Mos! S’jam marrë fare me atë punë. E kisha stakuar, bir nëne të më dilte para! Ka marrë fund!
Eni Çobani: Si e ka lindur nëna, e ka gjetur australiani.
Leave a Reply