”A mundem ta përshëndes dhe babin”/ Arbana Osmanit i dridhet zëri dhe qan nga rrëfimi i Enit

Konkurrenti fajëson veten për kërkesën që i bëri para disa vitesh prindërve të tij për t’u ribashkuar.

Problemet që kanë nisur në shtëpinë tonë i kam vënë re kur fillova të rritem dhe të kuptoj. Kur isha 10 vjeç kuptova që familja ime nuk ishte si më parë. Im ati nisi alk oolin, nëna vazhdonte të punonte me mish e me shpirt. Po fillonin të më mungonin gjërat elementare. Më mungonte ngrohtësia e babit.

Zënkat vazhdonin, babi ka te ntuar shpesh të n grejë dorën ndaj nënës, është dashur të ndërhyj unë. Babi është detyruar të abo rtojë dy herë. Ata nuk e dinë që unë e kam kuptuar. Gjithmonë e kam dashur të kem një motër ose një vëlla, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Mund të ishim bërë një treshe shumë e bukur. Do të ishin forcë e madhe si për mua, edhe për mamin.

Kur isha në klasën e shtatë, vendosëm për t’u ndarë. U larguam nga qyteti i lindjes dhe erdhëm në Tiranë. Doja që prindërit të ishin bashkë. Pa i thënë mamit, një ditë i hipa autobusit dhe shkova në qytetin e lindjes. Kur shkova atje, e njoftova mamin dhe i thashë që nuk mund të rri pa ju. Më pas u ktheva me babin në Tiranë dhe u bashkua me mamin. Çfarë ka ndodhur më pas, shkaktari i gjithë asaj situate jam unë. Nuk e di si mund t’ia shpërblej mamit atë që unë i kam shkaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *