Gruaja insiѕton se ka рarë baѕhkëshortin duke ngrënë në restorant, ndonëse ai ka vdеekur 9 vite më parë

Një grua britanike insiston se ka identifikuar në një video të postuar në Facebook, bashkëshortin e saj, i cili dallohet duke drekuar në një restorant.

Por ka vetëm një problem, burri i saj ka ndërruar jetë 9 vite më parë.

Sipas saj, bashkëshorti është personi i moshuar me flokë të bardha që shfaqet në një video të postuar në Facebook.

Video është realizuar në një restorant indian në fshatin Westbourne të Sussex-it perëndimor, biznes që është përmbytur me kërkesa nga njerëz të ndryshëm, të cilët duan të zbulojnë identitetin e burrit misterioz. 59-vjeçarja Lucy Watson beson se ai është bashkëshorti i saj, Harry.

Video është postuar në Facebook nga restoranti, ndërsa është bërë virale pas komentit të Lucy Watson e cila shkroi: “Sa e vjetër është kjo video? Burri im i ndjerë dhe djali ndodhen në filmim, dhe ai ka ndërruar jetë në 2014-ën”.

Duke folur për “Mail Online” ajo tha: “Sapo e pashë videon mendova; o Zot ai është Harry. Në fakt ai në video po ha supë pule, në fakt ai veç atë gjë konsumonte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *