Probleme me familjen dhe tradhti, pse u nda Kiara Tito nga Butrint Imeri?

Kiara Tito është një ndër banoret që ka qenë në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në “Big Brother VIP”. Moderatorja, teksa ka biseduar me Amosin, ka folur së fundmi për lidhjen e dashurisë që ka pasur me këngëtarin Butrint Imeri.

“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjeç të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur, por në kohën e gabuar. Ne kemi folur, por për rikthim nuk kemi biseduar”, u shpreh Kiara. Kujtojmë se Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë një ndër dyshet më të komentuara të showbizit shqiptar.

Ata janë përfolur gjatë për një lidhje, të cilën nuk e pranuan kurrë. Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që dyshja pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, ata e mohonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *