Burri e ka përzënë nga shtëpia, gruaja: Hajde më νrit, kot që rroj! Bashkëshorti: Hiqjani zërin, s’dua ta dëgjoj! Nuk do bilbiloste sot nëse…

Burrë e grua janë përballur sot me njëri-tjetrin për një çështje pronësie që i ka çuar ata drejt konflikti. Marjana ka mbetur pa shtëpi, pasi bashkëshorti i saj, Feriku e nga nxjerrë jashtë.

Marjana e ka thirrur burrin në “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan për t’i kërkuar ta lejojë të kthehet në shtëpi sepse ajo endet rrugëve teksa mosha bën të vetën.

Feriku e fajëson që i lejoi motrat e saj të jetonin në shtëpinë e tyre, duke sjellë shumë probleme në familje.

Me shumë kokëfortësi, Feriku thotë se ajo nuk do të kthehet nëse nuk rregullon situatën. E prekur, Marjana përlotet dhe nis t’i bëjë një thirrje të dhimbshme.

DEBATET

Marjana: Para 20 vjetësh, në ‘95 ne në Sarandë si shumë qytetarë të Sarandës ne kemi zënë një vend pa leje se në atë kohë nuk kishte njeri me leje. Zonja Eni, e bëra shtëpinë brenda 3 ditëve.

Ferik: Shtëpinë e ndërtova unë, ti nuk ndërtove asgjë. Ti bëre atë sherrin, bëre atë tjetrën që i more i fute pa më pyetur mua.

Marjana: Dakord, aty do të dal, ta kuptojnë njerëzit pse jemi këtu, po. U bë shtëpia brenda 3 ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *