Fallxhorja e njohur i thotë të gjitha/ Sëmundja e majmunit nuk është e vërtetë, i kanë bërë njerëzit…

Lija e majmunit është konfirmuar me mbi 200 raste në të gjithë botën, sipas OBSH, megjithatë është përjashtuar rreziku i një pandemie. Disa vende kanë porositur vaksinat që do të administrohen për grupet vulnerabël, por nuk bëhet fjalë që të arrijë në një shkallë masive.Pavarësisht informatave nga autoritetet shëndetësore, parashikuesja e fatit Irini Kakacaj, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, beson se sëmundja nuk është e vërtetë. Ajo vijon linjën e organeve shëndetësore që shprehen se nuk ka vend për panik dhe njerëzit nuk duhet të tremben, por për një arsye krejt të ndryshme.Katerina Trungu: Jo pak vende të botës po e gjejnë mes qytetarëve, shtetasve të vet linë e majmunit. Irini Kakacaj:

Dua të të them diçka. Nuk janë realitet të tëra ato gjëra që thonë, si puna e pandemisë dikur, siç e kam thënë unë dy vjet të tjera që ju e dini mirë dhe më njihni mirë, çfarë them vërtet del kështu, si me luftërat, si me tërmetet, do ju them edhe këtë për majmunin. Të tëra këto janë të rregulluara, quhet propagandë, nuk quhet e vërtetë. Populli shqiptar mos të ketë frikë se nuk është realitet. Siç thonë për sëmundjen e majmunit që dalin puçrra, këto nuk janë…Katerina Trungu: Po në rast se ka patur evidenca të tilla, si mund të themi që nuk është e vërtetë? Irini Kakacaj: Nuk është e vërtetë sëmundja e majmunit.
Shtγ’p hapsiren rek.lamυese me pσshte per te ndjekυr videσn ↓↓ artikυlli vazhdσn..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *