Keli Scott kishte shume arsye per te festuar kete fillim viti. Ajo lindi vajzën e saj të parë Annie në orën 23:55 më 31 dhjetor dhe vajza e dytë Effie në 12:01 të mëngjesit të 1 janarit 2023. Keshtu ky eshte nje rast i rralle ku nena lindi binjaket e saj ne dite te ndryshme ne muaj te ndryshem dhe ne vite te ndryshme.
Vajzat e sapolindura kishin dale nga parashikimi i mjekeve te cilet kishin planifikuar nje lindje cezariane ne 11 janar per te dy binjaket. Keli u shtrua në spital pasi kishte probleme me presionin e larte te gjakut pas një kontrolli më 29 dhjetor.