Moti i keq, si paraqitet situata në vend

Në Shkodër vijojnë të mbeten në ujë 1220 hektarë tokë. Më problematike situata paraqitet në Anën e Malit. Për shkak të prezencës së ujit, në rrugën e Obotit operon vetëm një mjet i ushtrisë.
Reshjet kanë ndalur, por shkrirja e dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave ka sjellë fryrjen e lumenjve dhe përrenjve.

Në Lezhë uji është tërhequr nga zonat e përmbytura. Nën ujë janë 530 hektarë, nga 770 që ishte të shtunën.

I gjithë territori i Qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës. Lartësia e borës në Shishtavec shkon deri në 15 cm dhe në Valbonë 50 cm. Probleme me energjinë elektrike ka në bashkinë Kukës, njësinë Administrative Malzi dhe Arrën, Njësinë Administrative Fierz, Lekbibaj dhe bashkinë Tropojë. Probleme me energjinë ka edhe Elbasan dhe Berat.

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë vijuar gjatë natës edhe në Qarkun e Korçës, por me intensitet të ulët. Reshjet kane qene në forme dëbore në lartësinë 1250 metër.

Sipas parashikimeve meteorologjike reshjet e shiut priten të rikthehen përsëri gjatë së hënës duke rrezikuar përmbytje sidomos në zonat veriore.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve që të shmangin rrugët me prezencë uji dhe lëvizjet në zonat malore për qëllime turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *