E rëndë në Greqi, nëna shqiptare gjen djalin e saj 3 vjeçar të pajetë në shtëpi

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi pasi një fëmijë është gjetur i pajetë në shtëpi. Sipas informacioneve të larissanet , mëngjesin e sotëm nëna ka shkuar për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ështëinvalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV -së , e cila e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore Farsale, ku ka konstatuar vdekjeen. Sipas informacioneve të para, babai është larguar prej kohësh nga shtëpia, ndërsa të dy prindërit janë me origjinë shqiptare.

Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga AT. Farsalon, ndërsa autopsi-nekropsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes nëse urdhërohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *