Detajet/ Fuste drogë në burgun e Drenovës, efektivi ishte nën vëzhgim prej disa kohësh (Emri)

Mësohet se Nevis Ibrahimi kryente shërbim në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij. Vetëm ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i detajshëm i tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar kanabisativa e mbështjellë me një beze të bardhë në një sasi të madhe.

Polici është futur për tu kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës. E diela ka dhe fluksin e vizitave në këtë burg, gjë e cila mund të jetë përdorur nga efektivi i burgut si një mënyrë më e lehtë për të futur drogën, pasi kontrollet përqendrohen më tepër tek familjarët e të burgosurve. Nuk dihet ende nëse ky efektiv ka futur dhe më herët sende të ndaluara në këtë burg, por prej kohësh ishte urdhëruar nga organet drejtuese që të mbahej në surveim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *