Ilda Bejleri shtatzënë/ Lidhja me biznesmenin e fuqishëm e mban larg vëmendjes së publikut

Këtë vit, showbizi shqiptar ka qenë i mbushur me pritje të ëmbla. Disa vajza të njohur kanë ndarë me të gjithë lajmin e bukur, por ka edhe të tjerë që po e shijojnë në privatësi.
Një prej tyre është moderatorja Ilda Bejleri. Ky lajm mund të vijë surprizë për shumë njerëz pasi Ilda e ka ruajtur me fanatizëm jetën private, por po.

Shumë shpejt ajo do bëhet nënë për herë të parë. Burime pranë saj kanë bërë me dije për “Panorama Plus” se tashmë barku i saj është rrumbullakosur dhe Ilda nuk fshihet më, ndonëse nuk ka e ka ndarë ende lajmin me ndjekësit e saj. Madje, nëse do hedhim sytë në “Instagram”, ku Ilda është goxha aktive, fotot nuk mungojnë. Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme të postuara prej saj në “Instastory”, moderatorja pozon me barkun e rrumbullakosur.
Ndërkohë, mund të vihet re edhe fakti që ajo prej javësh ka nisur të vishet me të gjëra, siç ndodh zakonisht me gratë shtatzënë. Për shembull, në ditëlindjen e saj Ilda është veshur me një fustan elegant të zi dhe të gjerë që nuk i tregonte asnjë detaj të trupit. Vetë moderatorja, pak kohë më parë, në një intervistë shprehu haptazi dëshirën për t’u bërë nënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *