Banori i fshatit Llaushë: Gjendja është alarmante, s’po dimë nga t’ia mbajmë (VIDEO)
Të reshurat e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime nëpër disa fshatra të Skenderajt.
Banori i fshatit Llaushë, Selim Geci, në një intervistë në Klan Kosova ka bërë të ditur se gjendja është alarmante.
“Gjendja është shumë e rëndë. Ne lagjja Gecaj jemi tërësisht në ujë. Gjendje alarmante dhe s’po dimë se nga t’ia mbajmë”.
“Disa janë evakuuar, e disa janë brenda. Në katin e parë ka ujë, e në katin e dytë po qëndrojmë ne me familje”.
Tutje, Geci tregon se vërshimet e ujit i kanë zënë banorët në befasi dhe ata nuk kanë pasur kohë të përgatiten për këtë fatkeqësi.