Shqiptaret kane probleme me shkollimin! Blendi Fevziu tregon pse shqiptaret shohin Big Brother

Blendi Fevziu ka komentuar fenomenin Big Brother dhe “marrosjen” e shoqërisë shqiptare pas emisioneve reality show.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se nuk e ka ndjekur këtë program, pasi nuk ka kohë, por deklaroi se problemi më i madh i shoqërisë shqiptare është mungesa e shkollave dhe arsimit.

Ylli Rakipi: Tani ka filluar histeria për Big Brother-in. Si e mendoni ju? Mos jemi budallallepsur më shumë seç duhet të gjithë bashkë si shoqëri?

Blendi Fevziu: Unë Big Brother-in nuk e njoh si koncept, nuk e kam parë asnjëhere dhe nuk e di si funksionon. Nuk kam shumë kohë për t’i parë. Mundohem të lexoj, të shoh dokumentarë apo të udhëtoj. Por, ne kemi një problem tjetër. Ne kemi problem që 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit, kemi një keqkuptim të madh në raport me arsimin.

Në vitet e komunizmit, kishte një hierarki të shkollës. Prindërit të thoshin bëhu me shkollë, se shkolla është shpëtim. Mësuesi ishte personazhi më i rëndësishëm në cdo fshat të Shqipërisë. Ky ishte kulti i arsimit që shqiptarët e krijuan falë Rilindjes Kombëtare. Ishte miti i Rilindjes Kombëtare. Pas viti 1990 u përmbys kjo hierarki vlerash.
Për fat të keq, krijuam një shoqëri, që paratë që gjen, ndërkohë që nëna e vetë punon, shkon bled y Mercedes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *