Mos t’ju shkojë ndërmend t’i hipni kamionit! Britania vendos gjoben marra mendese për emigrantët ilegalë

Gjobat për shoferët e kamionëve që do të transportojnë emigrantë ilegalë në Britani do të rritet 5-fish.

Pra nga 2,000 në 10,000 £ për emigrant, ka njoftuar ministri i imigracionit. Robert Jenricik u tha deputetëve se veprimi po ndërmerrej si pjesë e vendosmërisë së qeverisë për

të ‘g ditur emigracionin ilegal’ dhe ‘për të çmontuar bandat e organizuara kriminale pas tij’.

Ai pranoi shqetësimet se niveli aktual i gjobave për transportuesit, të cilat kanë qenë në fuqi për më shumë se 20 vjet, nuk po rezultonin efektive.

Rritja e gjobave, nivelet e reja maksimale të dënimit dhe një dënim i ri për mossigurimin e duhur të një automjeti mallrash pritet të hyjnë në fuqi nga 13 shkurti.

Kujtojmë se së shumti këtë formë emigrimi e kanë përdorur dhe po vazhdojnë ts përdorin ende masivisht emigrantët shqiptarë,

por tashmë me rritjen 5-fish të çmimit të gjobës padyshim do rritet shumë edhe çmimi që duhet t’i paguaj një shqiptar shoferit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *