“Mirupafshim Shqipëri! Unë po iki! Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim”

Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, kr mit, dr gës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend! Mirupafshim Shqipëri! Unë do të mendoj e do më marrë malli!

Vr s mendjen a do të marrë dhe ty për mua? E nëse do të merrte, pse më le të iki! Mirupafshim Shqipëri! Vërja flakës veten se unë nuk dua të d gjem! Le të d gjen ata që duan ty në zj rr.

Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura për të cilat Naim Frashëri shkruante ditë e natë! Po të lë me dy detet më të bukur të rruzullit, me malet më të thepisur, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të q n h llet çdo natë.

Mirupafshim Shqipëri e Gjergj Kastriot Skënderbeut! L ftuam kaq vite për ty dhe në fund të shesim me politikë. Mirupafshim Shqipëri se dhe po të rri nuk kam me kë. Vendi po boshatiset çdo ditë dhe ata që janë aty janë thjesht fizikisht se me mendje janë larg nga ti!

Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty! Mirupafshim Shqipëri!Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim.

Një vend që mos të ketë aq vr sje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të vd s nga rastësia. Mirupafshim Shqipëri! Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mjerim për pjesën tjetër. Hap sytë Shqipëri! Tradhtarët sjellin fitore të pisët! Eh, do të më mungosh e marrtë dreqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenje nga ti dhe un do te vi perseri.Nga Silvana BEGAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *