Luiz Ejlli ngriti dollinë për të, reagon Berisha: Është një…

Luiz Ejlli, artisti që merr pjesë në realityshow-n Big Brother VIP, e ka shprehur hapur simpatinë e tij për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në emisionin “Task Force” lideri i opozitës e falenderoi Luizin për dollinë që ngriti për të.

Berisha e quajti këngëtarin e njohur si kampion të showbiz-it i cili në kohë rekord shtoi fansat e tij.

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të shoëbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *