Zbulohet menuja e rrallë e vitit 1944/ Ja si festuan komunistët njëmujorin e çlirimit!

Hotel Dajti në Tiranë sot është një godinë e vdekur, por dikur ky hotel shkëlqente në luks dhe komoditet që ndoshta asnjë hotel nuk e ka arritur ende në Shqipëri.
Flasim për vitet 30 dhe 40, kur Hotel Dajti ishte vendi i vetëm që ofronte një shërbim unikal dhe të pakrahasueshëm. Gjatë viteve të ashpra të luftës, Hotel Dajti qëndroi i hapur dhe i paprekur. Me hyrjen e komunistëve në Tiranë, Hotel Dajti u kthye në rezidencë, zyrë dhe ambjent pritjesh për Enver Hoxhën. Dalëngadalë, ky hotel i magjishëm në Tiranë e humbi shkëlqimin nën komunizëm.
Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Në vitin 1944, kur komunistët kishin 1 muaj në pushtet, aleatët britanikë organizuan një darkë festive për Vitin e ri në Hotel Dajti. Ftesa e britanikëve për udhëheqjen politike dhe ushtarake komuniste ka mbijetuar deri më sot. Brenda saj është menuja e darkës festive, e shkruar në frëngjisht me një larshmëri gatimesh, edhe pse vendi ndodhej në një varfëri të skajshme dhe i sapodalë nga lufta.
Pjesë e menusë ishin gatime që ndoshta sot nuk shijohen më në restorantet e Tiranës si troftë e zier nga liqeni i Ohrit me salcë majoneze, rosto viçi gatuar sipas mënyrës angleze, pulë e pjekur Kavaje, eskallopë etj, dhe sigurisht pa munguar ëmbëlsirat, vera e mirë, konjaku, xhini apo uiski.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *