U pajtuan! Kiara e përqafon, Luizi gëzon si fëmijë dhe skuqet i tëri (video)

Vendosmëria e Kiarës për të mbajtur qëndrim ndaj Luizit, nuk zgjati më shumë se një orë. Me shikimin dhe bisedat e ngrohta, Luizi arriti sërish të ‘thyejë’ akullin mes tij dhe Kiarës.

Ai i tha Kiarës se nuk ka asgjë personale me të, thjesht qëndroi për pak çaste i distancuar, sepse po mendonte për diçka që nuk kishte lidhje me atë.

Luizi i kërkoi Kiarës një puthje dhe i tha asaj se e ka marrë malli, pasi nuk e ka puthur sot gjithë ditën. Kjo e fundit refuzoi, por i dha një përqafim që zgjati për disa sekonda.SHIH VIDEON

Kiara i tha Luizit se nuk e ka çdokush shansin të qëndrojë pranë saj, pasi gjithmonë ka qenë njeri selektiv.Ajo i tha Luizit që t’i lërë kohë të mendohet për raportin midis tyre,

pasi jo çdo gjë është ashtu siç duket, duke nënkuptuar në një farë mënyrë që ajo e pëlqen atë, por i duhet kohë të krijojë ndjenja apo një marrëdhënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *