“Mos u zemëro me Zotin dhe botën, por bëhu zëri i tij”, letra emocionuese nga mamaja e një djali me autizëm

Më poshtë është letra e Emanuela-s, një nënë italiane që këtë 2 prill, në Ditën e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit, ka një mesazh për nënat në situatën e saj, por edhe për gjithë botën.
“Unë jam Emanuela dhe kam dy fëmijë të bukur. Gabriele ka 19 muaj plot jetë, Riçardo 4 vite ëmbëlsi dhe brishtësi. Djali im i madh ka çrregullimin e spektrik autik. Pasi humba punën time, bashkëshorti im (Diego) dhe unë morëm një vendim, ndryshuam jetën tonë. Nga Milano u zhvendosëm në fshat, me lopë dhe traktorë, me shpresën për t’i dhënë Riçardo-s më shumë qetësi dhe mundësi.

Dhe nga këtu filluam përsëri një luftë nga e para. Një luftë për të cilën ka momente që ndjej se mund ta bëj, të tjera momente në të cilat ndihem e vogël dhe e brishtë, por gjithmonë, në çdo moment të ditës nuk harroj diçka: asgjë nuk ndodh rastësisht dhe transferimi ynë doli të ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë ne.Si të gjithë prindërit që kanë një fëmijë me autizëm, edhe frika ime më e madhe është për atë që vjen “pas nesh”. Sa e vështirë është të mbijetosh këto ditë, kur dëgjoj gjatë gjithë kohës për të ardhmen e pasigurt të fëmijëve tanë, të ashtuquajturit “#ildopodinoi”. Kur e mendoj këtë, harroj edhe të marr frymë, zemra më shtrëngon derisa më dhemb dhe lotët, ata thjesht nuk mund t’i ndaloj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *