Mori paratë dhe u kthye në atdhe, mister me vras j03n e bashkëshortit të shqiptares në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moschato të Greqisë mbrëmjen e djeshme. Një ekonomist 50-vjeçar është gjetur i varur në apartamietin e tij, me policinë që po heton pistën e vrasjes dhe jo të vetavrasjes, siç u duk në fillim ngajrja.

Borxhi prej 200 mijë eurosh ndaj një 47-vjeçareje duket se është shkaku kryesor që i mori jetën 50-vjeçarit grek, babai i dy fëmijëve, i martuar me një shqiptare, raporton albeu.com.

Mediet greke shkruajnë se 50-vjeçari është vrarë nga 47-vjeçarja të cilës i kishte borxh 200 mijë euro.

Siç ka rrëfyer ajo para drejtësisë, viktima kishte bërë gati litarin për tu varur, pasi nuk kishte para për ti kthyer asaj borxhi. Kur ai hipi në karrige, 47-vjeçarja ka shtyrë karrigen, e për pasojë ekonomisti 50-vjeçar ka dhënë frymën e fundit.

Por nuk mbaron me kaq, sipas informacioneve të fundit, rezulton se bashkëshortja me origjinë shqiptare e viktimës ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *