Gjendje e rënduar në Skenderaj nga vërshimet, Leonora Jakupi: Zot mbrojë qytetarët e vendit tim

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që gjatë ditës së sotme (e enjte) të ketë vërshime në disa komuna të Kosovës.

E më së shumti pati në Skenderaj, ku sipas disa fotografive të publikuara në rrjete sociale janë parë rrugët e bllokuara si dhe shumë makina të zhytura në ujë.

Në lidhje me këtë një reagim e ka bërë edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi.

“O Zot mbroj qytetarët e vendit tim. Skenderaj”, ka shkruar ajo shoqëruar postimin në InstaStory me një ‘emoji’ zemër të kuqe.

Lexo po ashtu:
Gjendje e rënduar në Skenderaj nga vërshimet, rrugë e lokale të bllokuara
Ndërkohë, kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, përmes një postimi në Facebook ka shpallur gjendjen të jashtëzakonshme duke treguar se ka formuar edhe Shtabin Emergjent.

Gjendje aspak e mirë është shfaqur edhe në qytete të tjera si: Mitrovicë, Pejë e Istog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *