E përmendi në Big Brother, Beatrix ja kthen me te njëjtën monedhë Luizit

Beatrix Ramosaj i është përgjigjur komentit që Luizi bëri në shtëpinë e Big Brother Vip për këngëtaren.

Gjatë një bisede Luizi përmendi sot emrin e ish-banores nga viti i kaluar, Beatrix Ramosaj.

Në një bisedë me Bjordin, këngëtari i njohur ironizoi duke përmendur disa emra që kanë qenë pjesë e edicionit të parë të këtij formati.

“Femrën ideale, a e di si e doja; e doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola”, u shpreh Ejlli.

Sigurisht pas kësaj deklarate ironizuese, Betrixa i është përgjigjur Luizit në Insta Story me një dozë të mirë ironie.

“Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Dhe unë dua dikë që nuk gënjen e është i sinqert si ty”, ka shkruar Trixa në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *