U fut e vi rgjer ne Big Brother! Neda e martuar me vllain e Belinda Ballukut shpe rthen: Kujtuat se une do ua…(video)

Neda Balluku ka publikuar një foto të sajën në Instagram, kur ishte banore e “Big Brother 4” dhe e shoqëroi postimin me mbishkrimin:

“Kjo vajzë ra në dashuri me dikë në ato 92 ditë, e me zemër në dorë e sinqeritet në sy shprehej se ishte njeriu i jetës së saj. Por si këmbim përjetoi izolim. Linçim. Mosbesim e t llje. Me njeriun e atyre 92 ditëve pret fëmijën e tij të tretë.

Kjo vajzë kurrë nuk g diti askënd me shp llë. Fitoi një nga tre garat për lider shtëpie dhe kaloi një kalvar nominimesh. (Dy të tjerat i fitoi partneri i saj). Kjo vajza fliste për librat. Për familjen. Për ëndrrat.

Por ngrinte zërin për kauzat. Kishte opinionte të forta dhe nominonte gjithmonë saktë. Megjithatë, kishte pafund nga ata “opinionistë të botës mediatike moderne së sotme” që sot predikojnë moral e shoqëri të drejtë, por që “portalet” e tyre i kishin vatra linçimi të figurës së saj.

Sepse ajo ishte filozofja. E v rgjëra. E lodhshmja pas Kantit. Lolo e atij “që nuk e do se e ka për lojë”.

Megjithatë shumë prej jush që sot llahtariseni nga shp lla Kejvinës, nga manipulimi Oltës, nga mbështetja që Dea i bën dh nës, apo çartjes mbi kodin penal të Tea-s, kur kishit në këtë format vajzën diametralisht të kundërt, i çatë mender jush dërrasat që me vite nuk i rekuperoi dot. Komentet e ndyra, ngacmimet në rrugë, legenosjet personale.

Duke e çuar në pikën që nuk shihte më të bukurën. Nuk vlerësonte të shumtët që e donin por zhytej nga palaçot. As atë nuk donit. As këto s’i doni.

Çfarë dreqin doni?!

Shpresoj të jeni pjekur, vërtet. Kjo vajza 20 vjeçare është pjekur dhe ju ka falur. Ama nuk ka ndryshuar. Edhe pas 12 vitesh është e njëjta. Sepse është per veten e saj. Dhe kurrë për ju”.

Neda solli përvojën e saj në shtëpinë e famshme, por a është vërtet kaq e nevojshme?

Fillimisht, Neda ceku historinë e saj të dashurisë me Orgenin, duke theksuar se çifti është në pritje të fëmijës së tretë. Por, kjo nuk e bën Nedën as më të mirë dhe as më të keqe se banorët e tjerë. Nëse ajo ka pasur fatin e madh që të gjejë dashurinë e vërtetë dhe të ketë në krah personin me të cilin ka ndërtuar jetën, kjo është përtej “Big Brother”.

Më pas, përmendi edhe “shpullën e famshme”. Dhuna e Kejvinës ndaj Luizit nuk është normale dhe nuk duhet të normalizohet kurrë, por sërish, nuk lartëson asnjë figurë, përkundrazi, nuk mendoj se duhet të marrim shembullin më të keq dhe ta krahasojmë me atë që mendojmë se është modeli “më i mirë”.

Neda u ndal edhe te librat dhe tha se “kjo vajzë fliste për librat”, por që kur të flasësh për librat tregon një nivel më të lartë intelektual se të tjerët? Mendimi se “unë flas për Kafka-n, ndaj jam më i/e zgjuar se të tjerët” është ndoshta i dëmshëm dhe na bën të bindim veten se jemi më superiorë, të paktën në aspektin intelektual se të tjerët.

Le të kalojmë te: “Kishte opinionte të forta dhe nominonte gjithmonë saktë”. Çdo edicion i “Big Brother”, qoftë VIP ose jo, ka pasur debate dhe kauza të forta, të cilat e mbajtën dhe vijojnë ta mbajnë pezull publikun. Çdo situatë, para dhe pas Nedës, ka ngjallur debat dhe banorët e kanë mbrojtur sipas mënyrës së tyre mendimin vetjak, sepse mendimi dhe logjika janë aftësi që i takojnë çdo qenieje njerëzore dhe jo një ekskluzivitet.

Më pas, Neda mbërrin te krahasimi me vajzat e tjera dhe nënkupton se ajo që ne shohim sot na tmerron dhe na kall krupën, por Nedën me dashurinë për Kantin, e kemi gjykuar dhe ofenduar, ndërkohë që mjafton të futemi nëpër rrjetet sociale të Kejvinës, Oltës, Deas dhe çdo banoreje tjetër, që ta kuptojmë se ato janë po aq, ndoshta dhe shumë më tepër të gjykuara dhe të ofenduara (duke marrë shkas edhe nga faktori: rrjetet sociale).

Më tepër se linçimi për të cilin Neda flet, duket si një lançim i vlerave personale të Nedës, e cila thjesht ka gjetur momentin e duhur për t’i vënë në pah. Kjo është mëse në rregull, por krahasimi me Kejvinën, Oltën, apo Dean është problemi!

Pra, paralelizmi në kohë, personalitete dhe kushte të ndryshme, është i panevojshëm, madje edhe i kotë, sepse pse duhet të krahasojmë veprimet e Nedës apo të kujtdo me ato që ndodhin sot? Secili banor është unik dhe nëse tregon vlera ose jo, është përgjegjësi personale dhe si e tillë, nuk lë vend për krahasim!

– Ky artikull është një qëndrim personal, shkruar nga A. Shehu, redaktore kontribuese në Anabel Media.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *