Rama: Do ketë amnisti fiskale. Në Shqipëri ka shumë lekë ‘nën dyshek’

TIRANË– Për kryeministri Edi Rama Shqipëria nuk është një vend i varfër. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se në Shqipëri ka para të pista, ka para që qarkullojnë nën dorë. E sipas tij, kjo është arsyeja pse ai nuk e konsideron vendin tonë si një nga më të varfrit.

“Ka ikur ajo kohë, Shqipërinë do e ndërtojnë shqiptarët, jo komuniteti ndërkombëtar. Nga aministia përjashtohen dy kategori: të gjithë ata që kanë pasur poste të rëndësishme shtetërore dhe ata që janë të dënuar që lidhen me vepra të rënda penale. Por të jeni të bindur se drejtësia do të ecë përpara, do të konsolidohet dhe shtrihet edhe te kullat, kush i ka ndërtuar si janë ndërtuar etj etj”, tha Rama Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Të të them që s’ka para të pista, do të bëja një deklaratë të tepërt, ka para të pista sigurisht, ka edhe në Newë York, edhe në Holandë. Blendi Fevziu: Si jemi ne në krahasim me ta Edi Rama: Po ja shikoni Tiranën e sotme dhe atë të të shkuarës, ja fuqia blerëse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *