E trishte! U kthyen nga va rrimi, familja me 5 anëtarë futet ne perrua me makine (Video)

Një familje me 5 anëtarë është shpëtuar pasi mbeti e bllokuar brenda makinës së tyre në një përrua në fshatin Kaluer të Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë.

Mësohet se të pesë anëtarët e familjes po ktheheshin nga një ceremoni mortore dhe tentuan të kalonin përroin me fuoristradë, por për shkak të prurjeve të shumta të ujit, automjeti i tyre mbeti i bllokuar.

Banorët e zonës u kanë ardhur në ndihmë dhe i kanë ndihmuar që të dalin nga automjeti, duke shmangur kështu tr gjedinë.

Vendi ynë është përfshirë nga reshje intensive shiu ndërsa sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes në datën 20 Janar do të arrihet piku i prurjeve.

Gjithashtu ministria u ka bërë thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim,

të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore për ndihmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *