Befason Kristi: E vetmja gjë unike që mund të ofrojë një vajzë, është se ksi!
Deklaratat shokuese brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania duket se nuk kanë të ndalur. Ditën e sotme, gjatë një bashkëbisedimi me disa nga banorët në oborr, Krist Aliaj ka bërë një deklaratë të fortë dhe deri diku maskiliste.
Teksa po komentonin rolin e djemve dhe vajzave në një marrëdhënie romantike, Kristi u shpreh se vajzat e mbivlerësojnë vetën, ndërsa djemtë e nënvleresojnë.
Sipas tij një vajzë nuk ka se cfarë të japë më shumë se sa djali në një lidhje. Madje duke e përforcuar idenë e tij, Kristi u shpreh se e vetmja gjë unike që një vajzë e diferencon nga një tjetër, është s ksi.
“Femrat e mbivlerësojn veten. Mendojnë se meritojnë më shmë. Në fakt tek një femër gjëja më unike që mund të gjesh është s ksi. Ndjenjat dhe dashurinë mund ta gjesh kudo tjetër”, ka thënë ai ndër të tjera.
Kujtojmë që pak kohë më parë, teksa bisedonte me banorët, Kristi është shprehur se e ka të
vështirë të gjejë partnere pasi është shumë racional. Nga ana tjetër ditën e sotme deklaroi se dashurinë mund ta gjejë kudo. Mos ndoshta është paska kontradiktor me veten?