“A ke dike tjeter qe te pret?”, Luizi e pyet troç, Kiara i përgjigjet menjëherë: Je më i miri nga…(Video)

Kiara dhe Luizi mbrëmë patën një nga momentet më të bukura në shtëpinë e Big Brother VIP. Ata darkuan me rastin e ditëlindjes së moderatores dhe shkëmbyen disa fjalë shumë të rëndësishme.

Luizi ishte i interesuar për të mësuar nëse Kiara e ka harruar Butrintin, ish-të dashurin e saj, ose nëse

ka ndonjë lidhje tjetër. Përgjigjen e mori pa u munduar shumë, sepse ajo e filloi vetë dialogun pikant.

“Je më i miri nga të gjithë këtu”, i tha bukuroshja këngëtarit shkodran. “Si pamje apo në si njeri?”, e pyeti ai menjëherë, duke hapur një nga temat më delikate të komunikimeve të tyre në shtëpi.

“Edhe si pamje, edhe si njeri, je më i miri nga të gjithë këtu”, iu përgjigj Kiara. Luizi më pas kaloi kufijtë e shtëpisë: “Po jashtë, a jam më i miri? A ka ndonjë tjetër më të mirë jashtë?”

Kiara nuk ngurroi ta thotë troç përgjigjen e saj. “Jashtë duhet parë se si do jemi. Nuk ka tjetër jashtë”. Kjo ishte fjalia më çliruese e mundshme për Luizin.

Kiara nuk e ka më mendjen te Butrinti dhe as nuk ka ndonjë lidhje tjetër jashtë shtëpisë së Big Brother VIP. Kjo i jep krahë Luizit për të këmbëngulur më shumë për dashurinë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *