Me moshen e babait te saj! Adelina Tahiri drejt ndarjes nga milioneri: Kengetarja e thote me gojen e saj cfare ka bere

Adelina Tahiri ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së djeshme në “Zemër Luana”.

E vendosur përballë sfidës së zemrës me pyetje mjaft pikante rreth dashurisë e marrëdhënies me bashkëshortin e saj, Adelina surprizoi të gjithë publikun me deklaratat e saj.

Këngëtarja zbuloi për herë të parë se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk janë në momentin më të mirë të marrëdhënies së tyre, madje mund të vijë edhe ndarja nëse situata mes tyre vazhdon kështu.

“Cilin do veçoje si momentin më të keq në marrëdhënien tuaj 9 vjeçare? Na thuaj momentin”, ishte pyetja e bërë nga Ols Bylyku.

“Ndoshta për momentin!”, është shprehur Adelina.

Më tej për të zbuluar më shumë, Bes Kallaku e ka pyetur këngëtaren nëse e ka menduar ndonjëherë ndarjen dhe përgjigja e saj la sërish vend për nënkuptime.

“Të gjithë ne që jemi çifte e kemi kaluar një periudhë të gjatë bashkë. Ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo. Nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë”, ka përfunduar artistja pa zbuluar arsyen e kësaj krize martesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *