“Kushton 300 mijë euro”, Antonela tregon dhuratën luksoze që ka marrë nga i dashuri “boss”

Nëse nuk është boss, të mos më afrohet.” E kujtuat besoj deklaratën e bujshme të Antonela Berishës, e cila trazoi rrjetin disa kohë më parë.

Në një dalje të saj, ish-konkurrentja e Për’puthen ishte shumë serioze teksa shprehej se një tipar i rëndësishëm tek partneri i saj i ardhshëm ishte “pasuria”.

E mesa duket e paska gjetur boss, e përtej bossit. Mbrëmjen e sotme, Antonela ka qenë e ftuar në “Zemër Luana” ku ka treguar dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë partneri.

Pa iu dridhur qerpiku, ajo rrëfeu se partneri i saj boss, e ka përkëdhelur me një duplex në mes të Tiranës, i cili kap vlerën e 300 mijë eurove.

Kujtojmë se ish-konkurrentja e “Për’puthen” reagoi pak kohë më parë reagoi ashpër për disa deklarata të Big Mamës. Me anë të disa shkrimeve të gjata në Instastory, Antonela u shpreh se nuk ka dashur të komentoj deklaratat ku përmendet emri i saj, por që sipas saj kishte pak minuta kohë dhe mund t’ia lejonte vetes të jepte disa leksione falas.

Përpos kësaj ajo i ka dhënë tri leksione të gjata, ku ndër të tjera, ka përmendur edhe “Top Festin” e 2005-të, duke ironizuar kështu Big Mamën, pasi sipas Berishës ai është viti i vetëm ku artistja njihet.

E për ta përmbyllur, me këngën e Big Mamës “Kot e kot”, Antonela e ka thumbuar këngëtaren duke u shprehur se e xhelozon: “Ti kot e kot xhelozon në mua.”

Kujtojmë që sherri midis Antonela Berishës dhe Big Mamës daton që më herët, ku vajzat ishin konkurrente në “Big Brother Vip”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *