“Do rri me ty edhe kur gjithe të jenë kundër”, Kiara ‘hidhet’ në krahët e Luizit: Më ke ndenjur afër dhe kur të thoja ik

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë zhvilluar ditën e sotme një takim në ambientet e shtëpisë së Big Brother Vip për të sqaruar raportin mes tyre.

Teksa flisnin në dhomën e grimit, Luizi i kërkoi Kiarës të sqarojë nëse e bezdis prania e tij në shtëpi ndërkohë që moderatorja it ha se jo dhe se do të vazhdojë të qëndrojë me të edhe pse të gjithë banorët e tjerë i janë kthyer kundër.

Moderatorja foli edhe për krisjen e raportin e saj me aktoren Olta Gixhari duke e cilësuar atë lojtare dhe shumë manipuluese në raport me të, dhe se shpesh herë ka treguar mungesë respekti duke mos e dëgjuar deri në fund atë që ka për të thënë.

Biseda e tyre u ndërpre disa herë nga Amosi i cili iu drejtua Kiarës për këngëtarin se përballë ka një “budalla”.

Luiz Ejlli: A të bezdis prania ime?

Luiz Ejlli: A e ke problem, a ke menduar që duke qëndruar me mua e ke gjithë shtëpinë kundër?

Kiara Tito: Ata do më thonë mua me kë të rri?

Luiz Ejlli: A e ke menduar këtë pjesë?

Luiz Ejlli: A më sheh me sy tjetër?

Luiz Ejlli: Atë pyetje po të bëj tjetër

Kiara Tito: Jo nuk të shoh. Nuk më ikën inati.

Luiz Ejlli: Po të them mos ma përmend më

Kiara Tito: Sikur të jesh pak më i tërhequr.

Luiz Ejlli: Bjordit i kam thënë do mundohem me të imituar, mos ma merr për keq se nuk kam asgjë me ty. E kanë përdorur këta që unë të kam qëndruar ty mbrapa që të dukem sikur dua të dukem. Po të mos kisha qenë unë shkaku nuk të kisha qëndruar në atë masë. Ka qenë nata e parë që ke ardhur këtu, kam hyrë te dhoma e rrëfimit dhe kam thënë ju lutem.

Nuk mundem i thashë se më duket sikur do të bëjë diçka dhe nuk ka forcë me u ngritur. Ti nuk më ke thirrur, dhe kam parë vetëm çarçafin dhe kam lëvizur. E kam bërë me gjithë shpirt. Edhe dje që të pashë në fytyrë. Dje ishe bërë e verdhë. Ishe pa ngrënë. Ishe keq dhe u ndjeva vërtetë keq. Ku është gjëja e keqe sot. Ai reagimi jot që ti më thua do ikësh, do ikësh. Nesër mund të rrëshqas në pllaka, mund të thej këmbën. Unë prej kujt pres me më sjell një gotë ujë.

Kiara Tito: Kjo gjëja me Oltën ka nisur përpara. Që kur unë u rrëzova. Ti ishe i pari që erdhe. Dhe pse unë po të thosha ik. Edhe hera e dytë, e tretë që jam munduar të flas me të nuk më dëgjon. Më është prishur imazhi që kisha ndërtuar për atë. Shumë gjëra kanë treguar që është lojtare dhe shumë manipuluese. Dhe kunjaxhie. Ta kuptoj njëherë unë fjalën kunjaxhie se nuk e kam idenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *