Mijëra euro të vjedhura në shtëpinë e saj, Alda Klosi habit me deklartën në prokurori: Ishin të xhaxhait se i duheshin..

Pasi nënë e bir janë lënë në burg për vjedhjen e mijëra eurove në shtëpinë e saj, zyrtarja Alda Klosi ka dëshmuar në prokurori se paratë janë të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj.
Në dosjen e zbardhur nga Klan News, Klosi thotë se këto para ia kanë lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer. Ajo shton se janë para të mbledhura ndër vite prej tyre pasi të afërmit e saj jetojnë në Amerikë.

Pjesë nga dëshmia e Alda Klosit para hetuesve:
I është marrë deklarim të dëmtuares Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollare të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *